Zbulohet varr masiv në Brest të Bjellorusisë

schedule22:56 - 28 Shkurt, 2019

schedule 22:56 - 28 Shkurt, 2019

E përditshmja gjermane Bild konfirmoi lajmin për zbulimin e një varri masiv në Brest të Biellorusisë, me mbi një mijë hebrenj të vrarë nga nazistët. Pjesa më e madhe e viktimave mendohet të jenë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Eshtrat e 730 hebrenjve të vrarë nga nazistët e Hitler janë zbuluar në qytezën e Brest në Biellorusi, në një kantier ndërtimi. Nga numri i eshtrave, vlerësohet se në varrin masiv, në periferi të qytezës bielloruse, mund të jenë të paktën një mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve gra, fëmijë dhe të moshuar.

E përditshmja gjermane Bild konfirmon zbulimin makabër, pasi ka vizituar vendin. Eshtrat kanë qëndruar aty, në një metër e gjysëm thellësi për 76 vjet. Sipas autoriteteve vendore trupat duhet të jenë më shumë se një mijë. Fakti që në këtë varr masiv ndodhen vetëm fëmijë, gra dhe të moshuar vërtetohet sipas autoriteteve nga fakti se burrat ishin vrarë që në vitin 1941. Efim Basim, president i komunitetit hebre në Brest, tregon se para luftës qyteza kishte 56 mijë banorë nga të cilët 30 mijë ishin hebrenj. Pas luftës ata kishin mbetur 19. Sipas tij aktualisht Brest ka 300 mijë banorë nga të cilët 491 janë hebrenj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!