Autoriteti Izraelit i Antikiteteve njoftoi se arkeologët kanë arritur të zbulojnë një vulë rreth 8 cm, që mendohet se daton që nga shekulli VI para Krishtit. Zbulimi u bë në Jeruzalem në një ndërtesë që besohet se është përdorur gjatë periudhës Persiane, pas shkatërrimit të qytetit nga babilonasit.
“Megjithë gërmimet e shumta të kryera në Jeruzalem deri më sot, deri më tani gjetjet e zbuluara nga periudha Persiane janë jashtëzakonisht të dobëta dhe për këtë arsye neve na mungon informacioni në lidhje me karakterin dhe pamjen e qytetit gjatë kësaj periudhe,” tha Prof. Yuval Gadot nga Departamenti i Arkeologjisë dhe Kulturat e Lashta të Lindjes së Afërt në Universitetin e Tel Aviv.
Gjetja e vulës në Qytetin e Davidit tregon se megjithë situatën e rëndë të qytetit pas shkatërrimit, u bënë përpjekje nga autoritetet administrative për ta rikthyer në normalitet, dhe banorët e saj vazhduan të përdorin pjesërisht strukturat që u shkatërruan. /abcnews.al