Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës këtë të premte do të zhvillojnë mbledhjen e 6 të përbashkët mes tyre, në Tiranë.
Slogani i tryezës ku do të ulen përfaqësuesit e dy qeverive për këtë vit është, “Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufi”.
Ka qenë zv/kryeministrja e Kosovës Albulena Halimaj e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka zbuluar dhe sloganin e ri.
Ndërkohë, dekori i sallës është një harmoni ngjyrash të flamurit kuqezi shqiptar dhe atij të Kosovës.
Sot në Tiranë do të zhvillohet mbledhja mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Pritet të nënshkruhen 3 marrëveshje, dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Shqipëri.e.su./abcnews.al
https://www.facebook.com/albulena.balajhalimaj.5/posts/2813423888929310