Sulmuesi legjendar i Uruguait, Luis Suarez mund të vazhdojë karrierën e tij në Brazil te Gremio.
Sipas Sport.es, klubi synon të flasë me një përfaqësues të lojtarit. Tashmë ka pasur kontakte mes palëve, por biseda përfundimtare ende nuk ka ndodhur. Më herët në media u shfaqën informacione se veterani uruguaian mund të përfundojë në MLS .
Në janar të vitit të ardhshëm, Suarez do të festojë ditëlindjen e tij të 36-të, deri para pak kohësh ishte lojtar në Nacional, skuadër nga Uruguai.
Shtojmë se Luis Suarez luajti si kapiten edhe në Botërorin e fundit në Katar. /G.D abcnews.al/