Maskat vjedhin 700 mijë lekë në zyrat e transportit rrugor, ngjarja u zbulua nga pastruesja e godinës

schedule10:00 - 24 Qershor, 2020

schedule 10:00 - 24 Qershor, 2020

Dy persona të veshur me të zeza dhe dyshohet të armatosur kanë grabitur një nga kasafortat e ndodhur në një nga zyrat e Transportit Rrugor.

Autorët ende të paidentifikuar nga policia mundën të merrnin nga zyra e drejtorisë së Patentave një shumë prej 700 mijë lekësh.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, por është pikasur rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës, nga pastruesja e zyrës. Autorët e maskuar, mundën të hynin në këtë godinë nga pjesa e pasme e institucionit, pa u vënë re nga askush, madje duke u shpëtuar edhe syrit të punonjësve të policisë private. Pasi morën kasafortën, ata u larguan prej andej me një makinë me ngjyrë të zezë, targa e të cilit po verifikohet nga policia.

Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije për ABC News, se autorët dyshohet të kenë pasur informacione nga punonjës së brendshëm se në kasafortë ndodhej një shumë më e madhe parash. Të njëjtat burime sqaruar se deri mesditën e së martës, aty ndodheshin të paktën 25 milionë lekë të vjetra, por rreth orës 15:30 janë dërguar në bankë të nivelit të dytë.

Godina ku u vodh kasaforta ishte në rikonstruksion, duke bërë që autorët të futeshin lehtësisht brenda saj.

Pas ngjarjes, policia shoqëroi për të marrë në pyetje mbi 10 persona, mes të cilëve edhe punonjësit e sigurisë private.

Në reagimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thekson se shuma e vjedhur është e siguruar duke mos shkaktuar dëm në arkën e këtij institucioni.

 

abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!