Dukesha e Kembrixhit është nënë e tre fëmijëve, dhe përveç rolit si nënë ajo ka dhe një tjetër rol jo formal në familjen mbretërore. Kate është fotografja e familjes.
Pallati Kensigton shpesh ndan foto për të shënuar momente historike të Cambridgeve, siç janë ditëlindjet, dhe më shpesh fotot janë të bëra nga Kate, veçanërisht kur bëhet fjalë për të fotografuar tre fëmijët e saj të vegjël, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.
Javën e kaluar në kujtim të Princit Philip, Pallati Buckingham lëshoi një foto të veçantë të Mbretëreshës dhe princit Charles me shtatë stërnipërit e tyre, në Balmoral Castle. Kate realizoi fotografinë e bukur familjare.
Në të njëjtën kohë, Mike Tindall gjithashtu postoi një foto të mrekullueshme të vajzës së tij të madhe Mia me Princin Philip. Fotoja ishte shkrepur po nga Kate Middleton.
Dukesha është gjithmonë me aparat në dorë duke fotografuar familjen e saj dhe shpesh është ajo që realizon fotot zyrtare të ditëlindjeve apo ngjarjeve të tjera. Si duket fotografia është një nga pasionet e saj te fshehura./e.b-abcnews.al