Një tjetër rast i gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë u zbulua të hënën në provincën Gyeonggi të Koresë së Jugut, duke shënuar rastin e pestë që nga shtatori.
Gripi i shpendëve H5N1 u zbulua në një fermë në qytetin Hwaseong, afërsisht 60 kilometra në jug të Seulit, ku janë raportuar dy raste të tjera të gripit të shpendëve në pesë vitet e fundit, raportojnë mediat vendase, duke cituar Shtabin Qendror të Menaxhimit të Fatkeqësive.
Autoritetet do të kryejnë inspektime të veçanta karantine në rreth 230 ferma zogjsh ku kanë ndodhur më parë raste të gripit të shpendëve ndërsa monitorimi i automjeteve që vizitojnë fermat e prekura do të zgjerohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Autoritetet u bënë thirrje punëtorëve të fermave të shpendëve dhe personelit përkatës në të gjithë vendin të jenë vigjilentë dhe t’i përmbahen rreptësisht masave të karantinës.


