Zbulohet projekti i qytetit të parë lundrues në botë

schedule13:27 - 24 Nëntor, 2021

schedule 13:27 - 24 Nëntor, 2021

Qyteti i parë lundrues në botë do të ndërtohet në Korenë e Jugut deri në vitin 2025 si një mënyrë që njerëzimi të mbijetojë në rritjen e nivelit të detit. I mbështetur nga OKB-ja, qyteti lundrues, do të ndërtohet në brigjet e qytetit të Busanit, do të përbëhet nga ishuj të krijuar nga njeriu që të ngrihen me detin për të eliminuar rrezikun e përmbytjeve.

Përshtypja e artistit për qytetin lundrues në brigjet e Busan, Koreja e Jugut. Qyteti do të përbëhet nga një rrjet ishujsh që banorët mund të hyjnë duke përdorur varkat me vozitje

Çdo ishull do të jetë në formë gjashtëkëndore dhe do të përmbajë një shtresë gëlqerore që është dy deri në tre herë më e fortë se betoni, sipas Business Insider. Qyteti do të gjenerojë energji elektrike nga panelet diellore në çatinë e ndërtesave dhe do të prodhojë ushqimin e vet dhe ujë të freskët.

Pa ku të zgjerohet, rritja e shpejtë e popullsisë urbane po i shtyn njerëzit më pranë ujit - dhe qytetet lundruese mund të jenë zgjidhja

Qyteti i ri do të veprojë si një prototip për të vlerësuar përshtatshmërinë e qyteteve lundruese për komunitetet bregdetare me njerëz. Ndërtimi i qytetit lundrues, që vlerësohet të kushtojë 200 milionë dollarë do të fillojë së shpejti.

Kafazet nën çdo platformë mund të përdoren për të mbajtur fiston, leshterik ose ushqime të tjera deti, ndërsa mbetjet nga peshqit mund të përdoren për të fekonduar bimët

Kafazet nën çdo platformë mund të përdoren për të mbajtur fiston, leshterik ose ushqime të tjera deti, ndërsa mbetjet nga peshqit mund të përdoren për të fekonduar bimët

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!