Zbulohet projekti i “pallatit mbi shina” që do të kushtojë 350 milion dollarë

schedule16:03 - 13 Korrik, 2021

schedule 16:03 - 13 Korrik, 2021

Projektuesi francez Thierry Gaugain planifikon ta çojë përvojën e udhëtimit hekurudhor në një tjetër nivel me konceptin e tij të fundit, një tren luksoz. Treni 400 metra, i cili do të përbëhet nga 14 vagonë, përshkruhet si një “pallat në shina”.

Mund të jetë plotësisht transparent duke iu lejuar udhëtarit të bëhet një me peisazhin. Me një hapësirë për 18 mysafirë, “G Train” do të udhëtojë me një shpejtësi prej 160 kilometra në orë.

gia-poia-disekatommyrioycho-schediastike-to-palati-se-rages-ton-350-ekat-dolarion0

Treni vlerësohet të arrijë shifrën 350 milion dollarë dhe do të duhen më shumë se dy vjet për t’u ndërtuar. “Treni është një skenë. Ju mund të ndryshoni dritën ose ritmin në mënyrë që të ndryshoni marrëdhënien tuaj me kohën.”, shpjegon Gaugain për CNN.

gia-poia-disekatommyrioycho-schediastike-to-palati-se-rages-ton-350-ekat-dolarion2

“Pronari që ne parashikojmë është dikush që është i vetëdijshëm për veçantinë e këtij treni dhe e kupton se nuk po flasim vetëm për një mjet transporti. Bëhet fjalë për udhëtimin, jo sa shpejt kalon nga një pikë në tjetrën”, tha Gaugain. /abcnews.al

gia-poia-disekatommyrioycho-schediastike-to-palati-se-rages-ton-350-ekat-dolarion3

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!