Zbulohet prapaskena, Pique tentoi blerjen e klubit më të vjetër në botë

schedule17:29 - 10 Tetor, 2019

schedule 17:29 - 10 Tetor, 2019

Gerard Pique ka qenë shumë pranë blerjes së një klubi anglez. Mbrojtësi i Barcelonës negocioi gjatë në muajin korrik, por marrëveshja mes palëve nuk u arrit.

The Athletic raporton se 32-vjeçari spanjoll ka bërë një ofertë për blerjen e Notts County nëpërmjet grupit të tij Kosmos Global Holding. Tratativat nuk kanë patur një fund të lumtur dhe shkaku kryesor kanë qenë problemet financiare të klubit që militon në National League (divizioni i katërt i futbollit anglez).

Tifozë të Notts County

Qëllimi i Pique ishte shndërrimi i klubit më të vjetër në botë me një histori 157-vjeçare në një akademi për prodhimin e talenteve të rinj. Akordi nuk u arrit dhe drejtuesit e Notts County vendosën më pas t’i shisnin aksionet vëllezërve danezë, Alexander dhe Christoffer Reedtz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!