Tottenham veproi shpejt pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos dhe i besoi stolin Jose Mourinhos. Presidenti i klubit gjeti akordin me trajnerin portugez dhe ky i fundit firmosi deri në vitin 2023 me një rrogë prej 15 milionë sterlinash.
Dëshira e madhe e drejtuesve të Spurs ishte një tjetër trajner. The Sun raporton se Daniel Levy, kreu i “Gjelave” dëshironte Carlo Ancelottin në stol. Palët nisën negociatat, por bisedimet u mbyllën shumë shpejt.
Trajneri i njohur italian i kërkoi Tottenhamit që të paguante “gjobën” e ndërprerjes së kontratës me Napolin, por londinezët nuk pranuan. I gjendur në një situatë të tillë, Levy hoqi dorën dhe nisi kontaktet me “Special One”. /abcnews.al