Arkeologët besojnë se kanë gjetur portën që të çon në botën e nëndheshme. Bëhet fjalë për një portë që fiset Maja mendonin se të çonte në botën e të vdekurve, Xibalba, aty ku jetojnë Zotat.
Porta u zbulua në një liqen në Guatemala. Sipas ekspertëve aty kishte prova se janë sakrifikuar njerëz. Ekipi i eksploruesve polakë pasi hetoi zonën gjeti qindra artefakte majane në ujë, duke përfshirë edhe prova ritualesh që kanë lidhje me sakrificat.
Në mes të një liqeni tjetër ata gjetën prova që mendojnë se ka të bëjë me betejën e fundit të fisit Maja me pushtuesit spanjollë. Udhëheqësja e ekipit që bëri zbulimin Magdalena Krzemien tha se nën ujin e liqenit Peten Itza kishte shumë simbolika të veçanta që përfaqësonin fiset e lashta Maja.
“Mendohet se është porta për botën e nëndheshme, botën e të vdekurve, Xibalba, aty ku jetojnë Zotat”, tha ajo.
Zbuluesit besojnë se artefaktet që u gjetën ose ishin hedhur aty ose ishin lënë në liqen si dhuratë e fisit për Zotat. Një nga artefaktet e gjetura është një thikë xhami vullkanik, e cila mendohet se është përdorur për sakrificat e gjakut./abcnews.al