Një tjetër plantacion hashashi, ndoshta më i madhi i gjetur këtë vit në Kretë, është zbuluar gjatë një operacioni të organizuar kërkimor të Policisë Helenike.
Operacioni u zhvillua mëngjesin e së enjtes në një zonë pyjore të paarritshme të Bashkisë Sfakia.
Plantacioni përbëhej nga gjithsej 1738 fidanë kërpi dy metra të larta në fazën e rritjes.
Qindra rrënjë hashash u shkulën dhe u konfiskuan.Megjithatë, kultivuesit, të cilët me sa duket kishin marrë dijeni për operacionin u siguruan të zhdukeshin. Ata nuk janë identifikuar ende nga policia ndërsa vijojnë hetimet për gjurmimin dhe arrestimin e tyre./Abcnews.al/