Zbulohet plantacion kanabisi te “pushimi i shoferit”

schedule18:25 - 7 Maj, 2021

schedule 18:25 - 7 Maj, 2021

Një person u arrestua ditën e sotme në Lushnje, pasi akuzohet se e ktheu një godinë pranë një ish-pike karburanti të braktisur në plantacion kanabisi.

Pas informacioneve në rrugë operative policia ndërhyri në një operacion blic duke sekuestruar bimët e kanabisit që ishin kultivuar brenda ambientit në zonën e njohur si “pushimi i shoferit” në Lushnje, raporton gazetarja e ABC, Valbona Davidhi.

Policia vijon hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë të kultivimit të kanabisit./ Abcnews.al