Zbulohet plani i BE-së për daljen nga izolimi

schedule15:12 - 14 Prill, 2020

schedule 15:12 - 14 Prill, 2020

Komisioni Europian ka vendosur të propozojë një plan veprimi për të dalë nga izolimi që ka pushtuar Europën si pasojë e pandemisë.

Plani i propozuar tregon se masat për të ngadalësuar përhapjen e virusit “kanë ardhur me një kosto dramatike për ekonominë dhe shoqërinë tonë, dhe nuk mund të zgjasin për shumë kohë.”

Komisioni pritet të dërgojë planin e tij në vendet anëtare të BE më vonë të martën dhe ta prezantojë atë të Mërkurën.

Zëdhënësi i Komisionit Europian Eric Mamer tha për CNN të martën: “I takon shteteve anëtare, është detyra e tyre të përcaktojnë kur duan të marrin masa kufizuese dhe kur duan të dalin nga masat kufizuese.”

Plani tregon se ka dy kritere kryesore për të vlerësuar nëse ka ardhur koha për të filluar heqjen e kufizimeve: A është zvogëluar përhapja e virusit ? Dhe a kanë sistemet e kujdesit shëndetësor mjaftueshëm kapacitet për të përballuar nëse rastet do të rriteshin përsëri?

Plani kërkon një strategji daljeje të bazuar në shkencë, të koordinuar midis vendeve anëtare me “respekt dhe solidaritet”.

Një strategji e suksesshme e daljes nga izolimi do të varet gjithashtu nga masat që janë përmbushur, duke përfshirë një kapacitet të zgjeruar të testimit të koronavirusit për të matur përhapjen dhe imunitetin e popullatës, së bashku me një sistem “të harmonizuar” dhe “të fortë” për gjurmimin e kontaktit.

Plani gjithashtu tregon se dalja nga izolimi duhet të jetë graduale, duke filluar në nivelin lokal. Takimet e njerëzve gjithashtu duhet të lejohen gradualisht dhe aktiviteti ekonomik duhet të “vazhdojë vetëm për  brenda vendit”.

“Sapo faza e daljes nga izolimi të realizohet me sukses, faza tjetër do të ishte rimëkëmbja, në të cilën ekonomia duhet të marrë veten dhe të lulëzojë sërish, shkruhet në dokumentin me katër faqe.

“Ajo që ne kemi punuar gjatë javëve të kaluara është një udhërrëfyes me rekomandime, për të siguruar që kur vendet të fillojnë të dalin nga këto masa kufizuese, ta bëjnë këtë në një mënyrë të efektshme,” tha Mamer.

Mamer tha se rekomandimet janë kriteret kryesore që vendet anëtare duhet të kenë parasysh kur ato të marrin këto vendime.”

“Ajo që ne do të rekomandojmë është një seri e kritereve dhe kushteve që ne mendojmë se duhet të zbatohen  dhe në fund të vendosim nëse ka kuptim të fillojmë të lehtësojmë masat.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!