Zbulohet pasuria e fshehur e një prej oligarkëve të “rrethit të brendshëm” të Putinit

schedule19:53 - 11 Prill, 2022

schedule 19:53 - 11 Prill, 2022

BBC ka zbuluar disa dokumente që tregojnë se si një oligark i sanksionuar nga “rrethi i brendshëm” i Putinit – Suleiman Kerimov, fshehu pasurinë e tij.

Dokumentet u zbuluan si pjesë e projektit Pandora Papers Russia, një hetim i drejtuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë. Dokumentet zbulojnë se si një artist zviceran tatuazhesh u emërua gabimisht si pronar i një kompanie që transferoi më shumë se 300 milionë dollarë për firmat e lidhura me Kerimov.

Dhe, ato tregojnë gjithashtu se si 700 milionë dollarë transaksione dhe pronësia sekrete e aseteve luksoze,  kaluan të pazbuluara. Hetimi ekspozon dështimet e sistemit bankar dhe pengesat që vendosin sanksionet perëndimore. /abcnews.al/