Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet parcela me kanabis në Memaliaj, shpallet në kërkim pronari, nën hetim kryeplaku

schedule14:32 - 8 Korrik, 2022

schedule 14:32 - 8 Korrik, 2022

Foto ilustruese

Vijon kontrolli i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Miricë, Memaliaj. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i kontrollit të territorit, në fshatin Miricë, Memaliaj, në një zonë të pyllëzuar, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuanm njoftojnë blutë.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. M., 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Miricë, Memaliaj.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!