Zbulohet objektivi i Partizanit për mesfushën, një 23-vjeçar nga Hong-Kongu

schedule18:18 - 14 Korrik, 2020

schedule 18:18 - 14 Korrik, 2020

Partizani synon të përforcojë mesfushën dhe “Demat e Kuq”, duket se kanë gjetur lojtarin që kërkojnë për këtë repart. Burime pranë klubit të Partizanit konfirmojnë se 23-vjeçari Remi Dujardin, është pranë firmës me kampionët në fuqi.

PROFILI I REMI DUJARDIN – REMI DUJARDIN, TRANSFERMARKT 

Dujardin luan më shumë si mesfushor shkatërrues dhe është pjesë e kombëtares U-23 të Hong-Kongut. Gjithashtu, 23-vjeçari mund të luajë edhe si numër 8, disi më i avancuar në mesfushë.


Ekipi i tij i fundit, ka qenë HIFK Fotboll në Finlandë, por për shkak të pandemisë, nuk arriti të luajë me ekipin finlandez. Tashmë, Dujardin duket se do të vazhdojë karrierën e tij në Superiore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!