Në Brazil është identifikuar një virus i ri, i një lloji të pahasur më parë. “Jaravirus brazilensis”, është emërtuar ky virus, që e ka marrë emrin nga Jara, një perëndi e ujërave të mitologjisë braziliane.
Jaravirusi infekton amebat dhe është gjenetikisht larg nga çdo virusi tjetër i të njëjtit tip. Studiuesit janë ende të paqartë nëse mund ta klasifikojnë si një përfaqësues të grupit të viruseve gjigandë i cili po sfidon njohuritë aktuale të mikrobiologëve. “Jaravirus brazilensis” në 90% të përbërjes së tij është i ndryshëm nga viruset e njohur deri më tani. Këto informacione i ka dhënë studiuesi Paulo Borato nga Universiteti Federal i Minas Gerais në Brazil, i cili në bashkëpunim me kolegë të tjerë nga disa vende të botës ka publikuar një artikull në site-n bioRxiv.
Virusi është zbuluar në liqenin artificial të Pampulha-s. Ndryshe nga çfarë është vënë re te speciet e tjera virale që infektojnë amebat, grimcat e “jaravirus”, me diametrin e tyre prej 80 nanometrash, nuk kanë përmasa veçanërisht të mëdha, as një gjenomë komplekse. Praktikisht përmbajnë gjene që në pjesën më të madhe nuk janë deshifruar kurrë më parë. /abcnews.al