Zbulohet një vendbanim i lashtë në lumin Nil para Faraonëve

schedule08:55 - 7 Shtator, 2018

schedule 08:55 - 7 Shtator, 2018

Zbulohet një vendbanim neolitik, që daton 2,500 vjet para ndërtimit të piramidave të Gizës, me të dhëna për lindjen e bujqësisë në Egjipt.

Mbetjet e një vendbanimi njerëzor të banuar 5 mijë vjet më parë para Krishtit kanë dalë në dritë në një zonë shumë pjellore të deltës së Nilit, në Tell el-Samara, 140 km në veri të Kajros. Fshati neolitik, i zbuluar falë punës së një ekipi arkeologësh francezë dhe egjiptianë, ishte i gjallëruar dhe aktiv rreth 7,000 vjet më parë, ose më saktë 2,500 vjet para ndërtimit të Piramidave të Gizës dhe 2000 vjet para se Faraoni legjendar Menes të bashkonte Egjiptin. Bëhet fjalë për mbetjet më të lashta njerëzore të gjetura ndonjëherë në rajon.

Shkencëtarët kanë gjetur material që përmbajnë mbetje të kosckave të kafshëve dhe materialeve bimore, si dhe mjetet e gurit dhe qeramikës në përputhje me praninë e një komuniteti. Lajmi i zbulimit u dha më 2 shtator nga Ministria e Antikiteteve egjiptiane.

Analiza e materialit biologjik të zbuluar do të japë një pamje më të plotë të bashkësive të para që populluan deltën e Nilit dhe origjinën e bujqësisë dhe të mbarështimit në Egjipt. Sipas arkeologëve, praktikat e jetesës në fshat ishin shumë të varura nga reshjet dhe analiza e gjetjeve mund të zbulonte zhvillimin e sistemeve të ujitjes që e bënte grykën e gjerë të lumit të shenjtë kaq të pasur nga pikëpamja bujqësore, në mijëvjeçarët që pasuan.

Duke mbetur në temën e Egjiptit të lashtë, disa javë më parë një tjetër zbulim nxorri në dritë se edhe “receta” e substancave të përdorura për balsamosjen e mumjeve ishte tashmë e njohur dhe e përhapur të paktën 1.500 vjet më herët se të ishte pranuar dhe ishte praktikuar 5.600 vjet më parë. Megjithëse nuk u gjetën gjetje të varrve në zonën e Tell el-Samara, pamja e Egjiptit para-faraonik gradualisht fillon të bëhet më e qartë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!