Një ekip shkencëtarësh zbuloi një specie të re hardhucash në një rezervat natyror në Cusco, në Perunë juglindore, njoftoi dje, të hënën, agjencia kombëtare përgjegjëse për zonat e mbrojtura natyrore.
“Parku Kombëtar Otisi zbulon një specie të re hardhucash ”, tha agjencia në një deklaratë.
Lloji i ri, i cili është quajtur ‘Proctoporus titans’, u gjet në Puna e Andeve, një pllajë e madhe e vendosur në një lartësi prej 3,241 metrash.
Kjo hardhucë karakterizohet nga një ngjyrë gri e errët, ka luspa dhe një bisht më të gjatë se trupi i saj.
Parku Kombëtar Otisi është një zonë e mbrojtur në rajonin Cusco dhe Hunin që përfshin 3,059.73 hektarë pyll. /abcnews.al