Zbulohet një popullatë e re balenash blu

schedule09:16 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 09:16 - 28 Dhjetor, 2020

Peshkimi i industrializuar i shfarosi pothuajse të gjitha rezervat e balenave në Detin Arabik në vitet 1960. Vetëm disa kafshë i mbijetuan masakrës. Tani studiuesit zbuluan një popullatë të re balenash blu, e cila madje mund të jetë një nënlloj tjetër nga ato që njiheshin deri tani. Salvatore Cerchio dhe ekipi i tij analizuan klithjet e balenave nga tre rajone të ndryshme në pjesën veri-perëndimore të Oqeanit Indian dhe konstatuan ndryshime të jashtëzakonshme prej popullatave të tjera të balenave blu.

Cerchio dhe grupi i tij vunë re për herë të parë disa klithje të ndryshme, kur po studionin në vitin 2017 balenat Omura pranë Madagaskarit: një nga speciet më misterioze të balenave të mëdha, për të cilën dihej pak deri atëherë.

Blauwal

Tani shkencëtarët arritën t’i gjurmonin përfundimisht tingujt e popullatës së re të balenave blu dhe t’i krahasonin ato me regjistrimet e bëra në brigjet e Omanit. “Për ne qe vërtet një ngjarje e jashtëzakonshme kur zbuluam në regjistrimet tona klithma balene që ishin unike, që nuk ishin raportuar kurrë më parë dhe që më pas i identifikuam si grup balenash blu”, tha Cerchio.

Blauwal

Në Oqeanin Indian si në të gjithë botën ka popullata të ndryshme balenash blu që ndryshojnë nga njëra-tjetra prej klithmave të tyre. Njëra prej këtyre popullatave jeton në zonën midis Maldiveve dhe Sri Lankës. Disa shkencëtarë madje mendojnë se balenat blu në Detin Arabik përfaqësojnë një specie të veçantë. Në dallim nga llojet e tjera të balenave blu ato nuk migrojnë sipas stinëve drejt Antarktidës, por e kalojnë tërë vitin në ujërat midis Gadishullit Arabik dhe Madagaskarit./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!