Zbulohet një objekt qiellor në galaktikën tonë që shkëlqen çdo 20 minuta

schedule21:25 - 28 Korrik, 2023

schedule 21:25 - 28 Korrik, 2023

Astronomët kanë pikasur një objekt misterioz në galaktikë. Objekti, ndryshe nga çdo gjë që shkencëtarët kanë parë ndonjëherë, lëshonte një sasi gjigante energjie në një frekuencë prej tre herë në orë për një periudhë kohore.

Gjatë orbitës në hapësirë, objekti dërgoi një rreze të fuqishme rrezatimi që u bë e dukshme nga Toka për 1 minutë, çdo 20 minuta në orë, duke e bërë atë në një nga burimet më të ndritshme të radios në qiell.

Studiuesit, të udhëhequr nga astrofizikantja Natasha Hurley-Walker e Universitetit Curtin të Australisë dhe Qendra Ndërkombëtare për Kërkimet e Astronomisë në Radio (ICRAR), e cila bëri publikimin përkatës në revistën Nature, e bënë zbulimin me teleskopin MWA në Australinë Perëndimore.

Misteri filloi në vitin 2021, kur Hurley-Walker dhe kolegët e saj zbuluan një puls radio që përsëritej ngadalë, në disa të dhëna arkivore të vitit 2018. Siç tha Hurley-Walker, “objekti u shfaq dhe u zhduk gjatë rrjedhës së disa orëve të vëzhgimeve tona. Ishte diçka krejtësisht e papritur. Ishte e çuditshme për një astronom, sepse nuk ka asnjë objekt qiellor që të bëjë një gjë të tillë. Dhe në fakt është me të vërtetë mjaft afër nesh, në një distancë prej rreth 4000 vite dritë larg galaktikës pra në “oborrin e shtëpisë”.

Astrofizikantja Gemma Anderson tha se diçka që shkëlqen për një minutë, çdo disa minuta është diçka vërtet e çuditshme. Objekti misterioz është tepër i ndritshëm dhe më i vogël se Dielli, duke lëshuar valë radio shumë të polarizuara, gjë që tregon se ka një fushë magnetike shumë të fortë, tha ajo.

Një shpjegim i mundshëm, sipas shkencëtarëve që e gjetën, është se ai është një yll neutron ose një yll xhuxh i bardhë me një fushë magnetike jashtëzakonisht të fortë. Studiues të tjerë besojnë se “profili” i tij përputhet me atë të një “magnastroje shumë të gjatë”, një ylli neutron që rrotullohet ngadalë që ishte parashikuar teorikisht, por kurrë më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!