Zbulohet një ekzoplanet i ri i ngjashëm me Tokën, potencialisht mikpritës për jetën

schedule18:11 - 3 Shkurt, 2023

schedule 18:11 - 3 Shkurt, 2023

Një ekip astronomësh evropianë kanë gjetur, një tjetër ekzoplanet të rrallë shkëmbor me dimensione dhe kushteve të përmasave të ngjashme me Tokën, ku duket se është mikpritës për jetën, dhe është 31 vite dritë larg nga “shtëpia jonë”.

Ai është quajtur Wolf 1069b, ndodhet në konstelacionin Cygnus, i cili rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq.

Pak më i madhe se Toka, por duket më i ftohtë

Ekzoplaneti, i cili është i gjashti më i afërt i gjetur ndonjëherë, ka ngjashmëri me planetin tonë.

Masa e tij vlerësohet 1,3 herë më e madhe se ajo e Tokës, rrezja është 1,08 më e madhe se ajo e Tokës, dhe temperatura mesatare e saj arrin nga -7 deri në -23 gradë Celsius.

Duhen pothuajse 16 ditë (gjatësia e vitit të tij) për të përfunduar një rrotullim të plotë rreth yllit të tij.

Potencialisht mikpritës për jetën

Ylli Wolf 1069 lëshon më pak rrezatim se Dielli, dhe ekzoplaneti merr vetëm 65% të rrezatimit që Toka merr nga Dielli.

Mungesa e ndonjë aktiviteti ose rrezatimi intensiv ultravjollcë në yllin e tij mëmë rrit shanset që ekzoplaneti të ketë ruajtur pjesën më të madhe të atmosferës së tij, kështu që mund të ketë kushte miqësore për zhvillimin e jetës.

Prandaj, Wolf 1069b do të jetë një tjetër objektiv për vëzhgimet e ardhshme me teleskopë më të fuqishëm (siç është “Extra Large Telescope ELT”), së bashku me ekzoplanetët e yjeve të tjerë të afërt si Proxima Centauri b dhe Trappist e.

Studiuesit, të udhëhequr nga Diana Kosakowski nga Instituti gjerman Max Planck për Astronominë në Heidelberg, e cila bëri publikimin në revistën Astronomy & Astrophysics, e bëri zbulimin me teleskopin Calar Alto të Spanjës si pjesë e programit Carmenes.

Më shumë se 5000 ekzoplanete janë konfirmuar deri më tani, por vetëm 1.5% kanë masë deri në dyfishin e masës së Tokës. Rreth dhjetë, lëvizin në të ashtuquajturën zonë “të banueshme” rreth yllit të tyre, pra në një distancë të përshtatshme për të ekzistuar uji i lëngshëm në sipërfaqen e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!