Në merkaton e verës, Paulo Dybala përfundoi te Roma. Megjithatë, sulmuesi argjentinas ka qenë prej kohësh i lidhur me Interin.
Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi nga Milano kishte një shans për të nënshkruar me Dybala nëse Joaquin Correa shitej te West Ham. Ky plan u prish nga trajneri i Nerazzurrëve, Simone Inzaghi. Ai u hutua nga paralajmërimet e kolegëve për gjendjen e keqe fizike të Dybala, shkruan abcnews.al.
Vihet re se Simone Inzaghi ka mbrojtur Joaquin Correan që ditën e parë pas transferimit te Interi.
Në sezonin 2022/2023, Joaquín Correa shënoi dy gola dhe dha dy asistime në nëntë ndeshje për Interin. /G.D abcnews.al/