Zbulohet kush do të jetë personi i parë që do të telefonojë Joe Biden si president

schedule14:32 - 21 Janar, 2021

schedule 14:32 - 21 Janar, 2021

Telefonata e parë e presidentit të ri të SHBA, Joe Biden do të jetë me kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau.

Kjo është bërë e ditur nga Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, e cila u u tha gazetarëve se thirrja e parë e Biden do t’i drejtohet Kryeministrit kanadez.

“Telefonata e tij e parë do të jete me një udhëheqës të huaj të premten, me Kryeministrin Trudeau,” tha ajo gjatë konferencës së saj të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të Biden.

“Unë pres që ata me siguri do të diskutojnë marrëdhëniet e rëndësishme me Kanadanë, si dhe vendimin mbi tubacionin Keystone që ne njoftuam sot”, tha Psaki. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!