Zbardhet kontrata e kompanisë INERTE EXPRESS në pronësi të Emond Begos për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan me porosi të drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të nënshkruar më 27 gusht 2012.
Akt-marrëveshja që abcnews.al disponon mban firmën e përfaqësuesit të INERTE EXPRESS dhe shoqërisë Copri-AKTOR për vënien në dispozicion të disa makinerive pune dhe punime për ndërtimin e segmentit të tretë të autostradës Tiranë-Elbasan.
Nga kontrata duket se kompania e Begos ka qenë nënkontraktore e kompanisë Copri-AKTOR për rrugën Tiranë-Elbasan gjatë periudhës që ministria drejtohej nga demokratët. /abcnews.al