Milan synon ta blindojë yllin e sulmit, Rafael Leao. I shpallur MVP i sezonit në Serie A, portugezi ka shumë oferta.
Gjithsesi Milani mbrohet me një klauzolë të fortë, 150 milionë euro. Është zbuluar vetëm tani dhe e raporton gazetari Daniele Longo.
Në dyert e Jorge Mendes kanë trokitur shumë klube për informacion, por klauzola e lirimit i frenon ato dhe vetë agjentin e njohur.
Milani nga ana tjetër ka besim se do të arrijë të nënshkruajë një kontratë të re, deri më 30 qershor 2026, dy vite më shumë se aktualja. / abcnews.al