Zbulohet kafka miliona vjeçare e “përbindëshit” të detit

schedule11:26 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 11:26 - 24 Dhjetor, 2021

Paleontologët kanë zbuluar kafkën e një përbindëshi gjigant detar që ka jetuar në epokën e e dinozaurëve, rreth 246 milionë vite më parë. Kafka është zbuluar në një zonë malore të Nevadës veriperëndimore.

Kafka  ishte dy metra e gjatë (ishte më e madhe se Tyrannosaurus), trupi i saj ishte më shumë se 17 metra ndërsa peshonte 45 tonë. Është një specie e hardhucave, kafsha e parë gjigante e njohur në Tokë. Këta zvarranikë detarë jetuan 249 deri në 90 milionë vite më parë, ngjasonin me peshqit dhe pushtuan detet në një kohë kur dinozaurët sundonin tokën. Ato evoluuan me shpejtësi, duke arritur një madhësi kaq të madhe në vetëm 2.5 deri në tre milionë vite, raporton abcnews.al

Në krahasim me balenat – kafshët më të mëdha sot që u shfaqën për herë të parë rreth 56 milionë vite më parë – iu deshën pothuajse 50 milionë vite për të arritur madhësinë e hardhucave detare.

Studiuesit nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, të udhëhequr nga Martin Sander, një profesor i paleontologjisë në Universitetin e Bonit, i cili botoi punimin në revistën Science, e quajtën specien e re Cymbospondylus youngorum. Fosilet (e kafkës gjigante dhe një pjese të trupit) u zbuluan në vitin 2015, por vetëm tani – pas shumë vitesh studimi shkencëtarët publikuan gjetjet e tyre.

Sipas Sander,  ishte krijesa e parë gjigante që jetoi në Tokë. Këto lloj hardhucash ishin në gjendje të evoluonin shpejt, sepse  ishin krijesat e para më të mëdha në oqeane dhe kishin më pak konkurrencë, raporton abcnews.al

“Imagjinoni një kafshë si një dragua deti,” tha Lars Smith, një profesor i asociuar i biologjisë në Scripps College në Kaliforni. Fosilet do të vendosen në Muzeun e Historisë Natyrore të Qarkut në Los Anxhelos dhe një kopje e kafkës së shpejti do të ekspozohet në Muzeun Goldfuss të Universitetit të Bonit në Gjermani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!