Zbulohet ilaçi për Alzheimerin, ndalon përparimin e sëmundjes

schedule12:47 - 18 Korrik, 2023

schedule 12:47 - 18 Korrik, 2023

Studiuesit mjekësore vijojnë kërkimet e tyre për të ofruar kura të ndryshme që mund të parandalojnë përparimin  e sëmundjes së Alzheimerit dhe së fundmi një medikament që njihet si Donanemab është zbuluar se mund të jetë një pike kthese në luftën kundër sëmundjes.

Donanemab që është një lloj droge ka aftësinë që të parandalojë avancimin e sëmundjes së Alzhemerit me 35% duke bërë kështu që njerëzit e prekur nga sëmundja të mund të vijojnë ende të kryejnë disa nga aktivitetet e tyre të përditshme si  bërja e pazarit, kujdesi ndaj shtëpisë, menaxhimin e financave si dhe të mos harrojnë që të marrin ilaçet që iu duhen.

Ky medikament nuk shëron njerëzit e prekur nga kjo sëmundje por ka efekt parandalues dhe sipas studiuesve Donanemab ka efekt vetëm për personat e prekur nga Alzheimer dhe jo nga sëmundje të tjera të harresës.

Ky ilac pavarësisht rezultateve premtuese ka edhe efekte anësore pasi përgjatë studimit të tij është vënë re se tek një e treta e përdoruesve ka pasur enjte të trurit.

Donanemab funksionon duke hequr pllakat e një proteine ​​të quajtur amiloide që krijohen në trurin e njerëzve që janë të prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Në studimin  e këtij medikamenti që është kryer në Mbretërinë e Bashkuar nga qendra për kërkimet mbi Alzhaimerin morën pjesë 1800 persona. Gjysma  e personave e mori dozen e Donanemab në mënyrë venoze ndërsa pjesa tjetër e mori përmes tabletave për 1 vit e gjysëm.

Pas 76 javësh trajtim u vu re se ky mendikament ngadalësoi përparimin e sëmundjes me 31% tek personat që kishin simptoma të hershme të Alzheimerit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!