Një specie e re, me mbi 1000 këmbë, u zbulua në Australinë Perëndimore.
Kjo specie e re është e para në planet me mbi një mijë këmbë. Për të qenë të saktë, ajo ka 1 306 këmbë dhe u gjet 60 metra nën sipërfaqen e tokës, në një zonë minierash në Eastern Goldfields të Australisë, raporton abcnews.al.
Studiuesit e quajtën atë Eumillipes Persephone, sipas Perëndeshës së nëntokës, Persephone.
Deri më tani, specia me më shumë këmbë ishte Illacme Plenipes, e cila u gjet në Kaliforni dhe ka deri në 750 këmbë. /abcnews.al