Zv/ presidentja e zgjedhur Kamala Harris ishte në Kongres kur filluan trazirat, por u evakuua në mënyrë të sigurt, ndërsa në një postim në Twitter ajo i kërkoi Donald Trumpit që të lejonte që demokracia të ecte përpara.
“Unë bashkohem me Presidentin e zgjedhur Joe Biden duke bërë thirrje që sulmi ndaj Kapitolit dhe nëpunësve publikë të kombit tonë të marrë fund dhe siç tha ai, “lejo që puna e demokracisë të shkojë përpara” shkroi ajo në Twitter.
Por cfarë ndodhi me fletët e votave elektorale? Senatori Jeff Merkley postoi në Twitter një foto të votave elektorale. Merkley tha se stafi “shpëtoi” fletët e votimit përpara se protestuesit të hynin. “Nëse stafi ynë i aftë i nuk do t’i kishte kapur ata, ata do të digjeshin nga turma” tha ai./ db/Abcnews.al