Zbulohet emri, si e nxorën avokatin nga “Benz”-i dhe e dhunuan me shkop bejsbolli

schedule16:34 - 5 Korrik, 2021

schedule 16:34 - 5 Korrik, 2021

Mesditën e sotme një person u dhunua me shkop bejsbolli në hyrje të portit të Sarandës nga tre persona, të cilët e zbritën nga makina tip “Benz” dhe e goditën disa herë duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Gazetarja e “ABC” në Sarandë, Silvi Sulaj raporton se shënjestra e tre autorëve ishte Marjel Mejdi, i cili është avokat në qytetin e Sarandës. “ABC” ka siguruar foton e makinës së avokatit së cilës i janë thyer xhamat nga goditjet e autorëve.

39-vjeçarit në hyrje të portit në sy të pushuesve i ndalën makinën dhe e nxorën duke e dhunuar. Ai tashmë është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që pritet dëshmia e avokatit për të shkuar te gjurmët e autorëve, ndërsa janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje disa nga dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar të gjithë konfliktin./db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!