Shkodra u trondit mbrëmjen e sotme nga një vrasje me armë zjarri në fshatin Bardhaj.
Viktima është Emiljan Ndou 25 vjeç, ndërsa autori është arrestuar. Gazetari i ABC, Simon Shkreli sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi krimi.
Policia njofton se në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta Mark Kodra 47 vjeç, banues në fshatin Bleran Bardhaj qëlloi për vdekje me armë zjarri 25-vjeçarin, që ndërroi jetë në vend.
Policia arriti që të kapte autorin e krimit menjëherë pas ngjarjes, ndërsa ka sekuestruar edhe kallashnikovin me të cilin i mori jetën të riut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./ db/ Abcnews.al