Zbulohet emri i kompanisë që i përket autobusi i djegur në Bullgari, pamje nga vendi i ngjarjes

schedule08:04 - 23 Nëntor, 2021

schedule 08:04 - 23 Nëntor, 2021

Një tragjedi me 45 viktima dhe 7 të lënduar ka ndodhur në orët e para të së martës në Bullgari ku një autobus me targa nga Maqedonia e Veriut është shkrumbuar në Strumë.

Autobusi është në pronësi të Besa Trans, e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit në Maqedoninë e Veriut. Turistët nga Maqedonia ishin në një udhëtim në Stamboll.

Autobusi ka hyrë në Bullgari përmes “Kapitan Andreevo” mbrëmë pak pas orës 21:00, ndërkohë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.

Në media janë publikuar dhe pamjet e para nga autobusi i shkrumbuar në një autostradë në Bullgari.

Nga pamjet shihet sesi autobusi në të cilin udhëtonin 52 qytetarë është shkrumbuar plotësisht, duke shkaktuar 45 viktima mes tyre 12 fëmijë.

LEXO EDHE: Tragjedia në Bullgari, dëshmia: Njerëzit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve

Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. Gjendja e tyre është e stabilizuar.

Për aksidentin tragjik, Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë ka dal me njoftim.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e ministrisë bullgare.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!