Zbulohet diamanti më i madh në botë që kap vlerën marramendëse

schedule11:45 - 25 Gusht, 2020

schedule 11:45 - 25 Gusht, 2020

Një prej diamantëve më të mëdhenj në botë është zbuluar në Afrikë, i cili mund të arrijë vlerën e 18 milion dollarëve. Me përmasat e një topi golfi, guri i çmuar besohet të jetë një nga diamantët më të mëdhenj të gjetur këtë vit.

Sipas The Sun, “Gem Diamonds” zbuloi gurin e çmuar në minierën Letseng e ndodhur në Lesoto. Drejtuesi i kompanisë, Clifford Elphick e përshkroi gurin prej 442 karatësh si “një nga diamantet më të mëdhenj në botë që janë zbuluar këtë vit”, shkruan abcnews.al.

Ai tha se një pjesë e fondeve nga shitja e tij, do të shkojnë për një projekt në komunitet. Dy vjet më parë, Gem Diamonds zbuloi një gur 910 karatësh i njohur si “Legjenda e Lesotos” që u shit për 40 milion dollarë.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!