Zbulohet banesa ne 4 mijë objekte të trashëgimisë kulturore në Tiranë, dyshohet se janë vjedhur nga kishat ortodokse

schedule11:34 - 17 Mars, 2022

schedule 11:34 - 17 Mars, 2022

Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë ku gjendeshin rreth 4000 objekte, një pjesë e madhe e të cilave dyshohet të jenë objekte të trashëgimisë kulturore.

Për pasojë në prangat e policisë ka rënë një person me iniciale Artan Koçiu.

Gazetarja  e abcnews.al, Xhensila Kodra raporton  se objektet përfshijnë, pjesë ikonostasesh nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, objekte kulti liturgjike, libra të vjetër, kodikë, mobilje të vjetra dhe epitaf.

Vazhdon puna me Ministrinë e Kulturës për inventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku janë marrë apo vjedhur si Kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi e Maqedoninë Veriore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!