Pas ndeshjeve të mesjavës të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, Abissnet Superiore do të zbresë në fushën e lojës përsëri, për të zhvilluar ndeshjet e javës së 20-të të saj.
Kjo javë do të luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën. Më 13 do të luhen dy ndeshje në dy orare të ndryshme. Kukësi-Kastrioti është ndeshja që “ngre siparin” e javës së 20-të, ora 13:45. Nga skuadra verilindore ngelet të përcaktohet stadiumi ku do të “shtegtojë” për këtë sfidë, me “Kukës Arena” që akoma nuk është gati për të pritur ndeshjet e kampionatit shqiptarë.
Ndeshja tjetër është ajo mes Vllaznisë dhe Teutës, takim që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ora 16:45, ku të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve në javën e 19-të dhe do kërkojnë rikthimin te fitorja përballë njëra-tjetrës.
Dita e hënë ka rezervuar 3 sfidat e tjera. Skënderbeu-Partizani në Korçë dhe Dinamo-Laçi në “Elbasan Arena” do të duelojnë në të njëjtin orar 16:45. Takimi i fundit që mbyll edhe javën e 20-të është ai mes Tiranës dhe Egnatias, sfidë që do të luhet në “Air Albania” ora 19:45.
Ndeshjet e javës së 20-të Abissnet Superiore:
E dielë, 13 Shkurt 2022
13:45 / Kukësi-Kastrioti / Stadiumi i papërcaktuar
16:45 / Vllaznia-Teuta / Stadiumi “Loro Boriçi”
E hënë, 14 Shkurt 2022
16:45 / Dinamo-Laçi / Stadiumi “Elbasan Arena”
16:45 / Skënderbeu-Partizani / Stadiumi “Skënderbeu”
19:45 / Tirana-Egnatia / Stadiumi “Air Albania” /f.a/abcnews.al