Dastid Pallaska do të jetë avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën e Hagës.
Pallaska në një prononcim për gazetën Ekspres në Kosovë ka folur për bastisjen që është kryer në shtëpinë e Hashim Thaçit në Çagllavicë. Sipas tij, bastisja është bërë për qëllime të përgjithshme, por ka shtuar se është e çuditshme se pse është kryer pas ngritjes së aktakuzës.
“Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e tij. Sa i përket qëllimit të bastisjes, mund të them se qëllimet ishin të përgjithshme.
Pa e nënvlerësuar këtë fakt, mbetet e paqartë në aspektin procedural dhe logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur një aktakuzë që e ka ngritur” tha Pallaska.
Gjykata Speciale, ka njoftuar se më 9 nëntor në orën 15:00, Hashim Thaçi do të paraqitet në sallën e gjyit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë./ db/Abcnews.al