Zbulohet asteroidi i dytë Trojan, për 4 mijë vjet do të shoqërojë Tokën

schedule10:16 - 2 Shkurt, 2022

schedule 10:16 - 2 Shkurt, 2022

Astronomët nga të dhënat e fundit kanë konfirmuar se Toka shoqërohet nga një asteroid i dytë trojan, më i madh se i pari i zbuluar në vitin 2010. Ndërkohë kujtojmë se shenjat e para të një shoqëruesi të dytë të planetit tonë u gjetën në dhjetor 2020 dhe tani konfirmohet se me të vërtetë një asteroid edhe më i madh lëviz. së bashku me Tokën.

Ndërkaq kujtojmë se asteroidët trojanë lëvizin rreth Diellit, por ndajnë të njëjtën orbitë si një planet. Ndërkohë shumë asteroidë të tillë janë gjetur rreth planetëve të ndryshëm në sistemin diellor.

Jupiteri, për shembull, ka më shumë se 5,000 të cilët do të vizitohen nga misioni Lucy i sapo nisur i NASA-s, një gjë e tillë po ndodh edhe me planetin tonë, i cili deri më tani është konstatuar se ka dy shoqërues të tillë.

I pari ishte “2010 TK” me diametër 400 metra dhe i dyti “2020 XL5” me diametër rreth 1.2 kilometra, pra është tre herë më i madh. Austronomet theksojnë se të dy asteroidët janë  gjetur në të ashtuquajturën pikë Lagrange L4 midis Diellit dhe Tokës.

Studiuesit e udhëhequr nga Tony Santana-Ross nga Universitetet e Alicantes dhe Universitetit të Barcelonës, besojnë se asteroidë të tjerë trojanë mund të gjenden që shoqërojnë Tokën në të ardhmen.

Zbulimi fillestar i “2020 XL5”, i cili është me ngjyrë të errët dhe i pasur me karbon, u bë me teleskopin Pan-STARRS 1 në Haëaii dhe konfirmimin me teleskopët SOAR në Kili dhe Loëell në Arizona. Shkencëtarët vlerësojnë se asteroidi më i madh trojan “2020 XL5” do të vazhdojë të shoqërojë Tokën edhe për të paktën 4000 vjet të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!