Të mërkurën në mbrëmje Princi Harry dhe Meghan Markle dhanë përgjigjen e tyre nëse do të marrin pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles.
Pallati ka konfirmuar se Princi Harry do të marrë pjesë në ceremoninë spektakolare të kurorëzimit, por pa Meghan Markle dhe fëmijët e tyre në krah. Sipas informacioneve, Princi Harry, pavarësisht zbulimeve të tij tronditëse në librin e tij “Rezerva”, ka dashur që në fillim të jetë pranë të atit në momentin më të rëndësishëm të jetës së tij, por e njëjta gjë nuk duket se është edhe për dukeshën e tij.
Meghan Markle nuk do të udhëtojë deri në MB dhe ka një arsye të madhe për këtë. Ceremonia e kurorëzimit përkon me ditëlindjen e katërt të Archie-t të vogël dhe nëna e tij do të jetë pranë tij. Në fund të fundit, ai tashmë ka nisur përgatitjet, sipas PEOPLE, për festën e ditëlindjes nga e cila nuk do të mungojë as motra e tij e vogël, Princesha Lilibet.
Herën e fundit që Archie dhe Lilibet ishte në qershor 2022, duke bërë udhëtimin e saj të parë në vendlindjen e babait të saj edhe pse ajo lindi më 4 qershor 2021 në Kaliforni. Madje, në këtë udhëtim, Lilibet pati kohë të takonte stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Elizabeth, ku nga burime gazetareske u shpreh se si ‘arratisja’ e familjes ashtu edhe atmosfera me mbretëreshën ishin mahnitëse./abcnews.al