Zbulohet amaneti i Moikom Zeqos: Më varrosni në Tiranë, homazhet tek Muzeu

schedule11:23 - 15 Qershor, 2020

schedule 11:23 - 15 Qershor, 2020

Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, është ndarë sot nga jeta.

Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë, prej së cilës vuante prej vitesh. Zeqo vuante nga leuçemia akute.

Abcnews.al mëson se amaneti i Moikom Zeqos ishte që të varrosej në Tiranë. Po ashtu, shkrimtari i mirënjohur ka kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005. Ashtu siç ishte dëshira e tij, homazhet për Zeqon do të bëhen pikërisht te Muzeun Historik.

Lexo edhe: Shuhet Moikom Zeqo, kush ishte talenti i befasive të mëdha?

Zeqo është autori i 140 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.

Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!