Zbulohet afera seksuale e policëve, marrëdhënie në ambientet dhe makinën e punës

schedule01:35 - 26 Shtator, 2020

schedule 01:35 - 26 Shtator, 2020

Një grua 32-vjeçare dhe një burrë 35 vjeç, të dy oficerë policie dhe kolegë, janë pushuar nga puna pasi u zbulua afera e tyre seksuale. Skandali ka përfshirë policinë angleze, ndërsa hetimet u kryen nga vetë kolegët e tyre.

Zoe Philips 32 vjeç dhe Andrew Perry 35 vjeç akuzohen se kanë kryer marrëdhënie gjatë detyrës. Sipas mediave britanike, ata janë përgjuar teksa kryenin marrëdhënie seksuale brenda automjetit të policisë gjatë kohës që kanë qenë në shërbim.

Agjentët e policisë morën një informacion anonim për kolegët e tyre, duke bërë që ata të kapeshin në flagrancë. Oficeri i policisë që hetoi këtë çështje ka thënë se 32-vjeçarja nuk ishte viktimë, por gjithçka e bënte me vullnetin e saj. Ai ka sqaruar se dy punonjësit e policisë takoheshin kryesisht në shtëpinë e 32-vjeçares gjatë kohës që të dy duhet të ishin në shërbim.

Pas informacioneve anonime, të dy gjurmoheshin me GPS deri sa u arrit që të kapeshin në flagrancë. 35-vjeçari ka pranuar aferën seksuale me kolegen e tij gjatë kohës që të dy kanë qenë në orarin e punës. Madje në një prej rasteve, kanë kryer marrëdhënie brenda automjetit të policisë.

Ndërsa 32-vjeçarja ka mohuar që gjatë orarit të shërbimit të ketë patur marrëdhënie me Andrew. Ajo tha se lidhja me kolegun përbën vetëm një sjellje të keqe dhe asgjë më shumë. Besohet se afera mes tyre ka nisur në fillim të vitit 2018.