Zbulohen shumë raste pozitive me virusin e ri në Kinë: Ngjan me Covid, simptomat e tij

schedule13:56 - 2 Korrik, 2020

schedule 13:56 - 2 Korrik, 2020

Para pak ditësh, shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar një lloj të ri të gripit të derrit, si ai që shkaktoi pandeminë e vitit 2009. Sipas autoriteteve, deri më tani janë identifikuar pozitivë disa fermerë, por asgjë nuk është e dokumentuar.

Virusi i ri, i riemëruar G4EA H1N1 është një kombinim i patogjenëve me origjinë të ndryshme. Ai është I formuar nga bashkimi i një lloji virusi shpendësh që gjendet në Europë dhe Azi, me virusin e gripit H1N1 të vitit 2009, me virusin H1N1 të Amerikës së Veriut dhe disa viruse të tjerë. Gjithashtu ka gjene të reja edhe të gripit të derrit.

Simptomat kryesore të këtij gripi të ri të derrit janë: ethe, kollë, dhimbje të fytit, rrjedhje sekrecionesh nga hunda dhe skuqje e syve. Po ashtu nuk përjashtohen edhe diarre, dhimbje barku dhe të vjella.

Gripi i ri i derrit ka të përbashkët me Covid-19, mënyrën se si përhapet tek njerëzit, si nga teshtima ose kolla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!