Zbulohen parcelat me kanabis sativa në gjegjan të Pukës, dy në pranga

schedule14:19 - 25 Tetor, 2017

schedule 14:19 - 25 Tetor, 2017

Dy persona perfunduan ne pranga pasi policia u zbuloi parcela me kanabis sativa. Ata jane Fatmir Nikolli, 32 vjeç dhe Preng Gjergji 26 vjec te dy nga Lezha. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Gjegjan u konstatuan të kultivuara 473 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Në afërsi të parcelës së mbjellë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në proces tharje, disa bimë të tjera të dyshuara kanabis, bashkë me 2 thasë me peshë totale 50 kg lëndë narkotike dhe nje arme zjarri.