Zbulohen municione në Bërdicë të Shkodrës, dyshohet që ndodhen aty prej 97-ës

schedule19:52 - 21 Shtator, 2017

schedule 19:52 - 21 Shtator, 2017

Një sasi e konsiderueshme fishekësh janë gjetur nga banorët e zonës në fshatin e Malit të Hebës, në njësinë administrative të Bërdicës. Municionet dolën në dritë pas aksionit që Bashkia e Shkodrës kishte nisur për pastrimin e kanaleve kulluese. Mësohet se janë mbi 100 fishekë automatiku të gjetura në anë të kanalit, pasi eskavatori i ka nxjerrë me mbetjet gjatë pastrimit. Dyshohet se fishekët mund të jenë fshehur rreth 20 vite më parë, gjatë 1997, nga banorët e zonës, ndërsa kanë dalë në sipërfaqe pas pastrimit të kanaleve kulluese.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!