Zlatan Ibrahimovic dëshiron rikthimin në Serie A. Sulmuesi suedez del lojtar i lirë në dhjetor dhe Italia mbetet preferenca e parë. Napoli, Milani, Interi dhe Fiorentina shihen si një nga destinacionet e tij, edhe pse nuk përjashtohet kurrë as opsioni Bologna.
Mino Raiola po bën maksimumin për t’i dhuruar Ibrës një kontratë në Serie A. Agjenti i ka ofruar Interit shërbimet e 38-vjeçarit dhe përgjigja nuk ka qenë negative. Il Giornale raporton se diçka e tillë ka ndodhur tre javë më parë.
Ibrahimovic kërkon një kontratë 2.5 vjeçare me një rrogë prej 6 milionë eurosh në sezon. Ancelotti u shpreh se do ta telefonojë së shpejti për ta ftuar te Napoli, teksa Commisso e dëshiron te Fiorentina për të formuar një sulm fantastik me Franck Ribery dhe Federico Chiesa. /abcnews.al