Zbulohen informacione të reja për ofertën e Ronaldos nga Arabia Saudite

schedule15:35 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 15:35 - 4 Dhjetor, 2022

Ku do ta vazhdojë karrierën Cristiano Ronaldo? Ylli portugez ka ndërprerë së fundmi kontratën me Manchester United dhe ka fituar statusin e lojtarit të lirë.

Ronaldo ka një ofertë nga Arabia Saudite, teksa Al-Nasr ka përgatitur për yllin e futbollit një kontratë dyvjeçare me një pagë prej 200 milionë euro në sezon.

Gazetari Nicolo Schira në rrjetet sociale konfirmon informacionin për ofertën për Ronaldon nga Al-Nasr. Në të njëjtën kohë, burimi i brendshëm zbulon një detaj të ri.  Ronaldo mund të marrë rolin e ambasadorit dhe të mbështesë ofertën e Arabisë Saudite për të pritur Kupën e Botës në vitin 2030.

Cristiano Ronaldo ende nuk ka marrë një vendim, pasi prioritet i tij është Europa dhe Champions League. /G.D abcnews.al/