Disa gdhendje figurash janë zbuluar në një vendbanim të rëndësishëm të periudhës neolitike. Zbulimi në Karahan Tepe në Turqi zbulon aftësitë artistike të njerëzve që kanë jetuar atje 11,000 vjet më parë.
Deri më tani janë gjetur më shumë se 250 megalite në formë T që paraqesin përshkrime të kafshëve, së bashku me një numër skulpturash tre-dimensionale njerëzore. Gjatë gërmimit, që nisi në 2019 është zbuluar dhe një ndërtesë me diametër 23 metra.
Shefi i gërmimeve Necmi Karul tha se artefaktet e gjetura ishin të ngjashme me ato të zbuluara në vendin e lashtë Gobekli Tepe, por kishte edhe disa dallime. Midis tyre ka shumë skulptura 3D dhe përshkrime njerëzore, përfshirë ato të kokave të njerëzve.
/abcnews.al