Dy minerale të reja të tokës së rrallë (REE) janë gjetur për herë të parë në Finlandë, të cilat mund të jenë një nxitje për furnizimin e Evropës me minerale të nevojshme për tranzicionin energjetik.
Kompania Finish Minerals Group ka njoftuar se Shërbimi Gjeologjik i Finlandës ka identifikuar për herë të parë dy minerale të reja, kukarenkoite dhe kordilit, nga vendburimi Sokli, raporton oilprice.com.
“Sipas rezultateve të studimit tonë, Sokli mund të prodhojë të paktën 10 për qind të sasisë së REE të nevojshme çdo vit në Evropë për prodhimin e magnetëve të përhershëm”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Eksperti i Finish Minerals Group, Pasi Heino deklaroi se mundësitë e biznesit lidhur me REE janë në rritje dhe se prodhimi i magneteve të përhershme është i një rëndësie kyçe për tranzicionin e gjelbërt./abcnews.al